Lukashenko shpërthen në kritika ndaj Perëndimit: NATO po kryen stërvitje provokuese pranë Bjellorusisë

Evropë

Lukashenko shpërthen në kritika ndaj Perëndimit: NATO po kryen stërvitje provokuese pranë Bjellorusisë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 07:52
Alexander Lukashenko

Vendet e NATO-s po promovojnë me këmbëngulje politikën e zgjerimit të aleancës dhe vazhdojnë stërvitjet “provokuese” pranë kufijve të Bjellorusisë, ka deklaruar presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

“Vendet e NATO-s po promovojnë me këmbëngulje politikën e zgjerimit të tyre, duke rritur praninë ushtarake rreth Bjellorusis dhe duke kryer vazhdimisht stërvitje provokuese në kufijtë tanë,” u shpreh ai.

Sipas Lukashenkos, NATO i justifikon veprimet me disa kërcënime që pretendohet se vijnë nga territori i Bjellorusisë.

“Udhëheqësit e Polonisë dhe shteteve baltike akuzojnë Bjellorusinë për disa synime mitike agresive,” tha Lukashenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat