Itali/ Po përpiqej të ndalonte gruan të largohej, 39 vjeçari vdes pasi përplasi kokën në trotuar

Evropë

Itali/ Po përpiqej të ndalonte gruan të largohej, 39 vjeçari vdes pasi përplasi kokën në trotuar

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 21:04
Ambulanca

Një 39 vjeçar humbi jetën në Prato të Italisë teksa u rrëzua përtokë dhe goditi kokën në një bordurë pas një sherri me bashkëshorten 34 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën Macrolotto.

Përpjekjet për ta shpëtuar 39 vjeçarin ishin të kota pasi ndërroi jetë menjëherë.

Sipas mediave italiane, çifti ka nisur një debat brenda banesës së tyre, më pas gruaja ka vrapuar jashtë që të merrte makinën dhe të largohej.

Por në atë moment, 39 vjeçari, në përpjekje për të mos e lejuar të hapte derën ka rënë përtokë duke përplasur kokën në bordurë, raporton abcnews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat