Për shkak të bllokadës së porteve të Detit të Zi, gruri ukrainas filloi të eksportohet përmes Kroacisë

Evropë

Për shkak të bllokadës së porteve të Detit të Zi, gruri ukrainas filloi të eksportohet përmes Kroacisë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Drithërat e Ukrainës nisën të eksportohen përmes porteve kroate, duke qenë se portet e saja në Detin e Zi janë bllokuar për shkak të agresionit rus ndaj këtij vendi.

Këtë e tha zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e Ekonomisë ukrainase, Julija Sviridenko gjatë një takimi me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

“Druri ukrainas ka filluar të eksportohet përmes porteve kroate. Ne jemi mirënjohës për këtë mundësi. Kjo rrugë tregtare, edhe pse e kufizuar, është tashmë e njohur. Ne jemi gati ta zhvillojmë atë duke zgjeruar mundësitë e korridorit të transportit. Ne besojmë se kjo logjistikë, rruga do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, tha Sviridenko.

Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e zgjidhjes së përbashkët të çështjes së kufizimeve në eksportet ukrainase, raporton aljazeera.

Gjithashtu, në takim u ngrit edhe çështja e përshpejtimit të lokalizimit të prodhimit të pajisjeve për heqjen e minave.

“Ne diskutuam gjithashtu përgatitjet për konferencën e çminimit që do të mbahet në Zagreb në tetor të këtij viti. Kjo ngjarje e rëndësishme duhet të ndihmojë në koordinimin e përpjekjeve të partnerëve ndërkombëtarë për pastrimin e minave në vendin tonë”, tha Sviridenko. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat