“Aleat i Ukrainës”, Musk “justifikohet” për marrëveshjen Putinin, zbulon prapaskenat e incidentit të bujshëm

Evropë

“Aleat i Ukrainës”, Musk “justifikohet” për marrëveshjen Putinin, zbulon prapaskenat e incidentit të bujshëm

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 07:38
Elon Musk- Putin

Elon Musk ka thënë se ai refuzoi t'i jepte Kievit akses në rrjetin e tij të komunikimit Starlink mbi Krime, për të shmangur pjesëmarrjen në një "akt të madh lufte.

Duke iu përgjigjur akuzave ndaj tij, Musk tha në X se SpaceX "nuk çaktivizoi asgjë" sepse nuk ishte aktivizuar në ato rajone në radhë të parë.

"Kishte një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlink deri në Sevastopol. Synimi i dukshëm ishte fundosja e pjesës më të madhe të flotës ruse," tha ai.

“Nëse do të kisha pranuar kërkesën e tyre, atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzimi konflikti”, shtoi Elon Musk.

Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014, tetë vjet përpara se Moska të fillonte pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Mosmarrëveshja vjen pas publikimit të një biografie të miliarderit nga Walter Isaacson, e cila pretendon se Musk e ka çaktivizuar qasjen e Ukrainës në Starlink sepse kishte frikë se një pritë e flotës detare ruse në Krime mund të provokonte një përgjigje bërthamore nga Kremlini.

Në të kaluarën, Musk ka thënë se ndërsa sistemi ishte "bërë shtylla kurrizore e lidhjes së Ukrainës deri në vijat e para", se ata nuk do të lejonin që Starlink të përdorej për sulme me dron me rreze të gjatë". “?

Starlink nuk ishte menduar të përfshihej në luftëra. Ishte që njerëzit të mund të shikonin Netflix dhe të qetësoheshin dhe të futeshin në internet për shkollë dhe të bënin gjëra të mira paqësore, jo sulmet me dron”, tha Musk.

Miliarderi provokoi zemërim vitin e kaluar kur propozoi një plan për t'i dhënë fund luftës, që sugjeroi që bota të njihte zyrtarisht Krimenë si pjesë të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat