Një person rrahu brutalisht aktivistët e klimës që bllokuan rrugët në Gjermani

Evropë

Një person rrahu brutalisht aktivistët e klimës që bllokuan rrugët në Gjermani

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja për ndryshimin e klimës, “Letzte Generation” (Brezi i Fundit) publikoi në rrjetet sociale momentin e një sulmi fizik agresiv ndaj anëtarëve të tyre.

Gjegjësisht, aktivistët u ulën në rrugë në shenjë proteste pranë qytetit gjerman, Manheim dhe me trupat e tyre bllokuan kalimin e veturave.

Kishte një numër të madh të protestuesve ndërsa një shofer që humbi durimin, doli nga vetura dhe egërsisht e kapi vajzën që ishte ulur në dysheme dhe e hodhi matanë rrugës. Ai e ka goditur fort një aktivist tjetër duke e grushtuar në kokë ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe me një person tjetër.

Pas shqyrtimit të videos, policia identifikoi shoferin e dhunshëm në të njëjtën ditë kur u publikua (e enjte) dhe tashmë e ka arrestuar.

Krahas kësaj videoje, reagime te publiku ka shkaktuar edhe një video tjetër nga Mannheim. Ajo tregon një polic që derdh një sasi të madhe vaji mbi kokën e një aktivisti kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas Ralf Kusterer, president rajonal i sindikatës së policisë Baden-Württemberg, për shkak të protestave të shumta klimatike, presioni ndaj policisë po rritet dhe ai e kupton nëse një nga kolegët “e humb busullën”. Policia thotë se po heton nëse polici që i hodhi vaj gruas duhet të përballet me pasoja disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat