Aksident i rëndë në Itali, 4 të rinj humbin jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Evropë

Aksident i rëndë në Itali, 4 të rinj humbin jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të dielë në Itali, ku si pasojë kanë humnbur jetën 4 të rinj dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Cagliari, ku katër të rinjtë, dy djem dhe dy vajza, të moshës 18 dhe 20 vjeç kanë humbur jetën dhe dy bashkëmoshatarë u transportuan në spital me kodin e kuq.

Aksidenti ka ndodhur në Viale Marconi në drejtim të Quartu Sant’Elena.

Gjashtë djemtë po udhëtonin me një Ford Fiesta, e cila për arsye të panjohura ka përplasur një trotuar pranë mbikalimit të Boshtit Median, duke u përmbysur.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ambulancat e 118, zjarrfikësit dhe policia bashkiake e Cagliarit. Fatkeqësisht për katër persona nuk mund të bëhej asgjë, dy të plagosurit u transportuan në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat