Përmbytjet në Greqi, rritet numri i viktimave

Evropë

Përmbytjet në Greqi, rritet numri i viktimave

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Trupi i 15-të u gjet nga roja bregdetare në Gjirin Pagasitikos dhe i përket një 42-vjeçari. Sipas mediave greke, atë e mori rrjedha e përroit mëngjesin e së martës kur ra shiu i dendur dhe u zhduk para syve të djalit 17 vjeçar, i cili arriti të shpëtojë.

Djali i 42-vjeçarit ishte pasagjer në makinë dhe mundi të shpëtonte duke u ngjitur në pjesën e sipërme të mjetit. Duke folur për mediat vendase për ngjarjen, ai tha: “Mbaj mend gjithçka. Gjithçka filloi kur babai im mori vendimin të kalonte një përrua të vrullshëm. Më kujtohet gjithë biseda jonë.

Ndërsa ishim në makinë u përpoqëm të kontaktonim dikë për të kërkuar ndihmë dhe ia dolëm. Më në fund, babai im arriti ta ngiste makinën. Kur ndodhi kjo, xhami i pasmë u thye dhe e gjithë makina u mbush me ujë. Nuk mundëm të rrinim dhe dolëm. Unë ia dola, pa e ditur se si, u ngjita në çati, por ujërat ishin aq të shpejta sa morën me vete babanë tim.

Nuk e pashë më dhe gjithçka që më tha ishte se nuk mund të përmbahej më. Lumi e rrëzoi makinën dhe sapo pata rastin dola në një fushë. Arrita të kontaktoj njerëzit e mi të cilët njoftuan zjarrfikësin”, tha 17-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat