Anijen e kaplojnë flakët, autoritetet italiane shpëtojnë emigrantët dhe pjesëtarët e ekuipazhit

Evropë

Anijen e kaplojnë flakët, autoritetet italiane shpëtojnë emigrantët dhe pjesëtarët e ekuipazhit

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar 177 persona duke përfshirë 27 të ekuipazhit nga një anije që mori flakë gjatë udhëtimit nga ishulli italian i Lampedusas për në Porto Empedocle në Sicili.

Pasagjerët e tragetit përfshinin 83 emigrantë që u transferuan nga Lampedusa, njoftoi përmes një deklarate roja bregdetare.

Të gjithë pasagjerët u transferuan në një anije të rojës bregdetare dhe janë rrugës për në Porto Empedocle, përveç tre që po kthehen në Lampedusa, raporton reuters.

Gjatë shpëtimit, roja bregdetare përdorën “water jet” për të bartur ujin që ka lokalizojë zjarrin, i cili shpërtheu në dhomën e motorit.

Kujtojmë se ditë më parë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka thënë se nuk do të lejojë që vendi që drejton të bëhet “kampi i refugjatëve të Evropës”.

Ndryshe, më shumë se 2000 njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit në Mesdheun qendror ndërsa përpiqeshin të kalonin në Evropë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat