Ngërçi për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Abazoviç: ‘URA’ e hapur për dialog me ‘Lëvizjen Evropa Tani’

Evropë

Ngërçi për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Abazoviç: ‘URA’ e hapur për dialog me ‘Lëvizjen Evropa Tani’

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 16:42
Dritan Abazoviç

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se partia që ai drejton, URA nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Lëvizja Evropa Tani për të diskutuar për qeverinë e re, por se është i hapur për dialog nëse vjen ftesa.

“Nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare, as nuk insistojmë. Nëse ka ftesë, ne jemi këtu. Jemi gjithmonë pro dialogut, është çështje e kulturës politike. Qëndrimi ynë është shumë i qartë”, tha Abazoviç, shkruan RTCG.

Duke folur për ngërçin politik në Mal të Zi, Abazoviç ka vlerësuar se negociatat për formimin e qeverisë është dashur të zhvillohen në një mënyrë tjetër.

“Unë mendoj se negociatat duhet të ishin zhvilluar ndryshe dhe me një platformë tjetër. Gjithçka që kemi dëgjuar deri më tani ka të bëjë me disa pika të përgjithshme, se Mali i Zi është një vend i pavarur dhe të ngjashme, që kuptohet. Ne duhet të insistojmë në infrastrukturë dhe projekte të tjera që plotësojnë nevojat e qytetarëve të Malit të Zi lart”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat