Kryeministri grek mbërrin në Izrael, pritet të takohet me Netanyahu

Evropë

Kryeministri grek mbërrin në Izrael, pritet të takohet me Netanyahu

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:11
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Izrael dhe pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Rikujtojmë se gjithashtu kryeministri holandez Mark Rutte do të vizitojë Izraelin sot ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron do ta vizitojë të marten.

Udhëheqës të tjerë botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz kanë vizituar tashmë Izraelin për të shprehur solidaritetin me vendin.

Liderët janë të shqetësuar për atë që do të ndodhte pas një pushtimi tokësor të Gazës, pasi ka pak indikacione se Izraeli ka një plan konkret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat