U vihet zjarri dhe pikturohen me simbole naziste varrezat hebraike në Vjenë

Evropë

U vihet zjarri dhe pikturohen me simbole naziste varrezat hebraike në Vjenë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Incidentet që lidhen me konfliktin midis Hamasit dhe Izraelit në Gaza, kanë mbërritur në Europë dhe janë shënuar në Londër, Paris, e Romë.

E radhës ishte Vjena, ku një pjesës hebraike të varrezave qendrore të kryeqytetit austriak u është vënë zjarri.

“Paradhoma e sallës ceremoniale u dogj”, tha Oskar Deutsch , president i Shoqatës Fetare Izraelite në Austri dhe president i komunitetit hebre të Vjenës.

Po ashtu simboli nazist “Svastika” u shënua në muret e jashtme të varrezave me sprej të kuq.

Kancelari Karl Nehammer ka dënuar ashpër sulmin në varrezat hebraike në Vjenë duke u shprehur se në shoqërinë austriake “nuk ka vend për antisemitizëm“.

“Nuk ka vend për antisemitizmin në shoqërinë tonë. Shpresoj që autorët të identifikohen shpejt“, tha ai.

Sakaq, Presidenti Alexander van der Bellen tha se ishte thellësisht i tronditur nga zjarri në varreza.

“Numri i incidenteve antisemitike në Austri është rritur ndjeshëm në javët e fundit. Kjo duhet të ndalet”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat