Scholz: Vendim i shpejtë në krizën e buxhetit

Evropë

Scholz: Vendim i shpejtë në krizën e buxhetit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:53
Olaf Scholz

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjermane në Karlsruhe për buxhetin, kancelari Scholz ka siguruar një sqarim të shpejtë të financimit të ndihmave të planifikuar për qytetarët dhe sipërmarrjet gjermane për këtë vit. Në një fjalim me video, politikani socialdemokrat, tha se lajmi më i rëndësishëm i vendimit të Karlsruhes është që ndihmat në situata veçanërisht të vështira janë të mundura edhe më tej.

Si shembuj Scholz përmendi ruajtjen e vendeve të punës dhe sipërmarrjet në kohën e pandemisë, në përmbytjen katastrofike në Ahrtal apo në zbutjen e çmimeve të energjisë. Por tani për qeverinë ka "specifikime të qarta".

Për të siguruar pagesën e ndihmave edhe për këtë vit, qeveria gjermane do të propozojë sërish shfuqizimin e përkohshëm të "frenës së borxheve", që është vendosur në kushtetutën gjermane, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mos rëndohen nga borxhe të ekzagjeruara.

Image
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar konsultimet në Bundestag u ndërprenë. Kancelari Scholz dhe ministri i Ekonomisë, Habeck në BundestagFotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

Scholz: Vendimet nuk duhet të shtyhen

Buxhetin për vitin e ardhshëm, qeveria gjermane do ta marrë "nën dritën e vendimit (të Gjykatës Kushtetuese, shën. red.) pa vonesë, por me kujdesin e kërkuar", u shpreh kancelari Scholz dhe iu referuar deklaratës qeveritare që ai do të bëjë të martën e ardhshme. Vendimet imediate nuk duhet të "shtyhen për një kohë të gjatë". Brenda këtij viti si qeveria gjermane edhe Bundestagu do duhet të marrin vendimet që kërkohen për buxhetin 2024.

Qëllimi është që të modernizojmë vendin dhe të ruajnë industrinë në Gjermani, theksoi Scholz. "Ne duam që të zbusim pasojat e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë dhe efektet e saj në vendin tonë", u shpreh Scholz

Për shkak të pasojave të vendimit të Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar konsultimet në Bundestag u ndërprenë. Fillimisht qeveria e koalicionit trepartiak kërkon me një shtesë buxhetore për vitin 2023 të gjejë bazën e duhur për ndihmat aktuale si për sipërmarrjet dhe qytetarët gjermanë. Pas kësaj do duhet të rikonsultohet i gjithë buxheti 2024./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat