Olaf Scholz infektohet me koronavirus

Evropë

Olaf Scholz infektohet me koronavirus

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Scholz këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në platformën x.

“Kjo nuk është qartë një surprizë për të cilën jam i lumtur. Testet i im Covid-19 tregon dy rreshta”, tha politikani i SPD të hënën në mëngjes në X.

Scholz ishte infektuar edhe më herët me koronavirus, në shtator të vitit të kaluar, teksa ishte izoluar në Kancelarinë e Berlinit në atë kohë.

Sipas mediave gjermane këtë herë nuk dihet nëse Scholz aktualisht është i izoluar në zyrën e tij apo në apartamentin e tij në Potsdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat