Kryeministri britanik vizitë në Ukrainë, dalin fotot e tij nga treni për në Kiev

Evropë

Kryeministri britanik vizitë në Ukrainë, dalin fotot e tij nga treni për në Kiev

Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:24
Sunak tashmë ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë gjatë ditës së sotme.

Sunak tashmë ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku do të diskutojë për financimin ushtarak për vendin.

Nga fotografitë e nxjerra nga mediat e huaja, mësohet se udhëtimin Sunak e bëri me tren me Zëvendës Shefin e Shtabit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Gwyn Jenkins.

Image
Sunak tashmë ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas

Korrespondenti politik i Sky News, Rob Powell shpjegon se Mbretëria e Bashkuar po njofton një “rritje të re të madhe në fondet ushtarake për Ukrainën – që do të shkojë në 2.5 miliardë paund në vitin e ardhshëm financiar”.

Ai thotë se do të ketë gjithashtu një “nënshkrim midis Rishi Sunak dhe Presidentit Zelenskyy të një partneriteti MB-Ukrainë për Bashkëpunimin e Sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat