Gjykata italiane vendos: Përshëndetja fashiste s’është krim, përveç nëse e rrezikon rendin publik

Evropë

Gjykata italiane vendos: Përshëndetja fashiste s’është krim, përveç nëse e rrezikon rendin publik

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Përshëndetja fashiste është krim vetëm nëse rrezikon rendin publik ose rrezikon të çojë në ringjallje të partisë së ndaluar fashiste, ka thënë gjykata më e lartë në Itali.

Gjyqi nisi pasi tetë militantë neofashistë bënë përshëndetjen gjatë një ngjarje përkujtimore në Milano për të shënuar përvjetorin e vrasjes së një militanti tjetër.

Vendimi nënkupton se gjesti, i njohur edhe si përshëndetja romake, nuk është krim nëse performohet në ngjarje.

“Vendimi tregon se përshëndetja romake nuk është krim përveç nëse paraqet rrezik konkret për rikonstruktimin e partisë fashiste, ose ka synime konkrete të diskriminimit racor apo dhunës”, ka thënë avokati i dy prej të akuzuarve.

Një video ishte bërë virale së fundmi e qindra burrave që bënin përshëndetjen fashiste gjatë një ngjarje në Romë që shënonte 46 vjetorin e vrasjes së tre militantëve nga Lëvizja Sociale Italiane, parti neofashiste e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, e shndërruar më pas në “Vëllezërit e Italisë”, parti e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat