Borrell: Izraeli financoi Hamasin për të dobësuar Autoritetin Palestinez

Evropë

Borrell: Izraeli financoi Hamasin për të dobësuar Autoritetin Palestinez

Më: 20 janar 2024 Në ora: 10:18
Josep Borrell

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka akuzuar Izraelin për financim të Hamasit për të “dobësuar Autoritetin Palestinez të Fatahut”.

Diplomati, i cili ka përgatitur një udhërrëfyes prej 10 pikash për një proces të mundshëm paqeje, nuk dha prova konkrete për të mbështetur pretendimin e tij, shkruan Euronews.

Në komentet e bëra gjatë një fjalimi në Universitetin e Valladolidit në Spanjë, Borrell akuzoi gjithashtu kryeministrin Benjamin Netanyahu se “personalisht” prishi çdo përpjekje për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash.

“Lajmi i keq është se Izraeli, veçanërisht qeveria e tij, po refuzon plotësisht – dhe dje Netanyahu e tha përsëri sikur po i priste fjalët e mia sot – të pranojë një zgjidhje (me dy shtete) që ai personalisht e ka bojkotuar në të kaluarën 30-vjeçare”, tha Borrell.

Fjalët e tij erdhën vetëm një ditë pasi Netanyahu kundërshtoi thirrjet e bëra nga Uashingtoni për të krijuar një shtet palestinez pas luftës dhe për të zvogëluar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza.

“Ne besojmë se një zgjidhje me dy shtete duhet të imponohet nga jashtë për të sjellë paqen,” shpjegoi Borrell.

“Por unë insistoj se Izraeli, duke vazhduar të refuzojë këtë zgjidhje, ka arritur deri në krijimin e vetë Hamasit. Po, Hamasi është financuar nga qeveria izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat