Scholz për ndërtimin e një fabrike të re municioni: Veçanërisht e rëndësishme në pikun e nevojave të Ukrainës

Evropë

Scholz për ndërtimin e një fabrike të re municioni: Veçanërisht e rëndësishme në pikun e nevojave të Ukrainës

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 20:38
Kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri danez Mete Frederiksen, morën pjesë sot në fillimin e ndërtimit të fabrikës së re të municioneve të kompanisë gjermane Rheinmetall, e cila duhet të prodhojë çdo vit 200 mijë predha artilerie, si dhe eksplozivë dhe elementë të tjerë.

Çmimi i fabrikës së re në Unterlis, në veri të Gjermanisë, është rreth 300 milionë euro.

Siç raporton AP, Rheinmetall tha se pritet që ndërtimi i fabrikës të zgjasë rreth një vit, dhe se prodhimi i saj do të jetë i dedikuar kryesisht për ushtrinë gjermane.

Scholz deklaroi se Rheinmetall po hedh bazat për furnizimin e Bundeswehr-it dhe partnerëve të Gjermanisë në Evropë me municion artilerie, “në mënyrë të pavarur dhe, mbi të gjitha, për një kohë të gjatë”.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në pikun kur Ukraina ka nevojë për municion”, tha Solz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat