Moska kërcënon Perëndimin

Evropë

Moska kërcënon Perëndimin

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:58
Maria Zakharova

Rusia paralajmëroi Perëndimin sot se Moska do të reagojë ashpër nëse SHBA dhe BE bllokojnë qindra miliarda dollarë asete ruse.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, SHBA dhe aleatët e saj kanë ndaluar transaksionet me bankën qendrore të Rusisë dhe ministrinë e financave, duke ngrirë rreth 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.

BE-ja miratoi të hënën një vendim për ngrirjen e të ardhurave të jashtëzakonshme nga asetet e Rusisë, duke i hapur rrugën përdorimit të tyre në të ardhmen për të rindërtuar Ukrainën. “Është vjedhje: po uzurponi diçka që nuk ju takon”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova për radion Sputnik.

Zakharova vuri në dukje se përgjigja e Moskës do të jetë “jashtëzakonisht e ashpër” pasi Moska beson se “po merret me hajdutë”.

“Duke qenë se vendi ynë e ka karakterizuar si vjedhje, qëndrimi ynë do të jetë ai (i përshtatshëm) ndaj hajdutëve”, theksoi Zakharova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat