Scholz: Gjermania do të miratojë paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Evropë

Scholz: Gjermania do të miratojë paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:18
Olaf Scholz

Gjermania po i siguron Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 1.1 miliardë euro.

Në paketën e re të ndihmës do të përfshihen obus, armë kundërajrore dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelensky në Berlin.

“Sot po përgatisim një paketë të re ndihme prej 1.1 miliardë euro. Bëhet fjalë për 36 obusa me rrota të blinduara nga stoqet industriale, 120,000 njësi municionesh, dy sisteme Skynex dhe raketa për IRIS-T”, vuri në dukje Scholz.

Ai tha gjithashtu se Gjermania do të ndajë 1.7 miliardë euro për Ukrainën këtë vit dhe 6 miliardë euro në vitet në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat