Morën nga dy paga për muajin shkurt - megjithatë, gëzimi i punonjësve të qytetit të Cyrihut nuk do të zgjasë shumë

Evropë

Morën nga dy paga për muajin shkurt - megjithatë, gëzimi i punonjësve të qytetit të Cyrihut nuk do të zgjasë shumë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Qyteti i Cyrihut ua ka paguar 30 mijë punonjësve të tij dy herë pagat e muajit shkurt.

Gabimi është bërë nga Banka Kantonale e Cyrihut (ZKB), shkruajnë mediat e huaja.

Pagesa e pagave të shkurtit u shkaktua dy herë, tha qyteti dhe banka në një deklaratë të hënën.

Siç thuhet më tej, gjithçka është bërë në mënyrë korrekte nga administrata.

Dhe 30 mijë punonjësit e qytetit që morën dyfishin e pagave nuk kanë asgjë për të festuar.

Kjo pasi që ata do të duhet “të kthejnë” pagën e dytë të paguar gabimisht.

Siç bëhet e ditur më tej, pagesa e tepërt arrin në 175 milionë franga zvicerane (rreth 183 milionë euro).

ZKB dhe qyteti aktualisht po punojnë për një zgjidhje për ta bërë shlyerjen sa më të drejtpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat