​Raporti i Freedom House e identifikon Bullgarinë si vend të lirë

Evropë

​Raporti i Freedom House e identifikon Bullgarinë si vend të lirë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Bullgaria është identifikuar si një vend i lirë në raportin Freedom in the World 2024, studimi vjetor i Freedom House për të drejtat politike dhe liritë civile në mbarë botën. Vendi ka një rezultat 78 nga 100.

Numri maksimal i pikëve që çdo vend mund të marrë është 100, me një maksimum prej 60 pikësh bazuar në nivelin e të drejtave civile dhe maksimumi 40 pikë bazuar në të drejtat politike. Nga këta tregues, Bullgaria merr përkatësisht 32 dhe 46 pikë. Raporti vëren një rënie me një pikë krahasuar me vitin 2023, kur vendi mori gjithsej 79 pikë.

Nga vendet fqinje, Greqia dhe Rumania kalojnë Bullgarinë, duke shënuar përkatësisht 85 dhe 83 pikë. Serbia, Maqedonia e Veriut me 57 dhe 67 pikë janë përcaktuar nga Freedom House si pjesërisht të lira, ndërsa Turqia si jo e lirë me 33 pikë.

Në Bashkimin Evropian, Hungaria vjen e fundit me 65 pikë - 24 për të drejtat politike dhe 41 për liritë civile. Polonia shënon 80 pikë.

Rusia është caktuar "jo e lirë" me një rezultat 13 nga 100 (4 pikë për të drejtat politike dhe 9 për liritë civile).

Ukraina shënon 49 pikë dhe përshkruhet si "pjesërisht e lirë" - 21 nga pikët vijnë nga të drejtat politike dhe 28 nga liritë civile.

Seksioni për Bullgarinë në raportin e plotë Liria në Botë 2024 nuk është publikuar ende nga Freedom House, por organizata thotë se kjo do të ndodhë sapo dokumenti të bëhet i disponueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat