Medvedev “kërcënon” Makronin: Rusia nuk ka më “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për Francën

Evropë

Medvedev “kërcënon” Makronin: Rusia nuk ka më “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për Francën

Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:55
Dmitrij Medvedev

Zëvendës-presidenti i Këshillit për siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev i ka dërguar një porosi “djegëse” presidentit francez Makron se “Fedreta Rusen më nuk ka ‘vija të kuqe’ kur bëhet fjalë për Francën”.

Këtë reagim Medvedev e bëri pak ditë pas deklaratës së presidentit të Francës Emanuel MAkron se “nuk ka ndonjë kufizim të ndihmës franceze ndaj Ukrainës”, në lidhje me luftën atje.

“Makron ka thënë se nuk ka vija të kuqe dhe më nuk ka kufij në mbështetjen për ukrainasit”, ka përkujtuar Medvedev, duke u përgjigjur se “atëherë kjo do të thozë se edhe Federata Ruse kur bëhet fjalë për Francën nuk ka vija të kuqe”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social X.

Me këtë rast në fund të publikimit, zyrtari rus la përmendur edhe fjalën e urtë latine “ndërmjet armiqve lejohet çdo gjë”, gjë që është “kërcënim” direkt.

Lidhur me deklaratën e presidentit francez ka pasur reagime edhe brenda edhe jashtë Francës, ndërkohë zëdhënësi i Krtemlinit Peskov ia ka tërhequr vërejtjen presidentit francez se po fut vendin e tij në konflikt me Rusinë, ka shkruar RT Ballkan, transmetojnë “Politika” dhe “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat