Ukrainasit detektojnë sistemin e ri raketor rus Palantin në një zonë malore, alarmojnë njësitë artilerike

Evropë

Ukrainasit detektojnë sistemin e ri raketor rus Palantin në një zonë malore, alarmojnë njësitë artilerike

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Forcat ukrainase në Zaporizhzhia kanë arritur që të shkatërrojnë sistemin më të ri raketor rus Palantin.

Ishte Brigada e 3-të e ushtrisë ukrainase në bashkëpunim me SSO, njësi që kryen operacione speciale, që kishin lokalizuar sistemin raketor në një zonë malore.

Me t’u siguruar se ishte makineri luftarake ruse, ata alarmuan njësitë artilerike të cilët menjëherë aktivizuan sistemin raketor amerikan HIMARS, me të cilin arritën ta godasin direkt dhe ta shkatërrojnë.

Në videon e filmuar me dron nga ajri, shihet momenti kur Palantin goditet nga HIMARS-i amerikan që i është dhënë ukrainasve nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të ndihmës ushtarake.

Ky sistem raketor amerikan njihet për precizitetin gjatë operimit, si dhe për fuqinë shpërthyese të raketave që lëshohen nga HIMARS-i. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat