Rusia ndalon hyrjen e 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e DASH-it

Evropë

Rusia ndalon hyrjen e 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e DASH-it

Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:15
Presidenti rus Vladimir Putin merr pjesë në një takim me zyrtarë në qytetin Tsivilsk, Republika e Çuvashit, Rusi, 22 shkurt 2024

Rusia ka ndaluar hyrjen në vend 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Kështu tha të enjten Ministria e Jashtme ruse.

Sipas Reuters, ndalimi, i shpallur në faqen e tij të internetit, përfshinte gjithashtu zëvendësministrat e tregtisë, mbrojtjes dhe energjisë, si dhe ish-ambasadorin e ShBA-së në Rusi, John Sullivan.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka vendosur kryesisht ndalime simbolike të hyrjes për mijëra politikanë perëndimorë, gazetarë dhe të tjerë që i akuzon për veprime dhe deklarata “rusofobike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat