Norvegjia vendos sanksione të reja kundër Rusisë, kjo është shumë pak dhe tepër vonë!

Evropë

Norvegjia vendos sanksione të reja kundër Rusisë, kjo është shumë pak dhe tepër vonë!

Nga: H.R Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:06
Espen Barth Eide

Të dielën, Putin fitoi zgjedhjet në Rusi, të martën në mëngjes ishin të gatshme disa sanksioneve të reja perëndimore kundër regjimit në lindje. 

Sanksionet ishin arma magjike që do të dobësobej lufta  ruse kundër Ukrainës. Interesat ekonomike dhe fuqia perëndimore duhet të kishin pëmbysë tregtinë e Putinin që ai të gjunjëzohej. Përkundrazi ekonomia ruse është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e qëndrueshme, dhe  tani Putini mund ta prekë hundën për inat të Perëndimit! 

Perëndimi ishte shumë i pavendosur në kohën më të rëndësishme! 

"Fokusi i paketës së dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë të sanksioneve janë ndalimet e mëtejshme të importit dhe eksportit kundër Rusisë, luftimi i anashkalimit të sanksioneve dhe mbyllja e zbrazëtirave", shpjegon Ministri i Jashtëm Espen Barth Eide të martën kur u bë e qartë se Norvegjia po ndjek linjën e BE-së.

Ka arsye për të pyetur veten se, pse ka nevojë për të dalë me paketë pas pakete sanksionesh në këto dy vitet? Pse masat e para ekonomike ishin kaq të dobëta, kaq të shpuara dhe joefektive? Masat e domosdoshme (të cilat nuk u aprovuan)  mund të kishin efektin më të madh në fazën e parë të luftës, kur morali i popullsisë ruse ishte më i ndjeshëm ndaj mungesave dhe recesionit, dhe industria ruse nuk kishte ende kohë për t'u përshtatur.

A ishin pengesë interesat dhe nevojat tona financiare për të vendosur masa më efektive?

Pyetjet janë të shumta, por pavarësisht masave të shumta, BE-ja ka ulur vetëm importet nga Rusia me pak më shumë se 50 për qind, kurse nafta, gazi, çeliku dhe plehrat ende po blihen! Prandaj duket se BE-ja u shfaqë si një zbatues i pafuqishëm i sanksioneve ekonomike kundër regjimit terrorist të Putinit. Por edhe SHBA-ja, e cila pothuajse ka reduktuar plotësisht importet e saj, ka rezultuar se ka pak ndikim në ekonominë ruse, pra sanksionet perëndimore kanë rezultuar të pafuqishme.

Është bërë shumë pak, dhe shumë vonë, sepse Perëndimi ishte shumë i pavendosur në kohën më të rëndësishme. Kina dhe India kanë marrë përsipër tregtinë e energjisë, naftës dhe gazit rus, kjo ka rritur importet e saj nga Rusia me mbi 150 për qind. Ajo i ka dhënë ekonomisë ruse qëndrueshmëri, ngase rusët mund të blejnë shumicën e asaj që u nevojitet nga Pekini, (makina, telefona celularë dhe pjesë armësh). Eksportet në Indi janë rritur me mbi 50 për qind, një rrjedhë e pakontrolluar globale e mallrave përmes rrugëve të reja tregtare kanë krijuar gjithashtu importe të mëdha ruse të mallrave ilegale perëndimore. Nga e gjithë kjo duket se regjimi i sanksioneve tregon se Perëndimi nuk dikton më axhendën globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat