​KE po punon për masa të shpejta në përgjigje të fermerëve italianë

Evropë

​KE po punon për masa të shpejta në përgjigje të fermerëve italianë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 19:57
Janusz Wojciechowki.

Komisioni Evropian po punon për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj kërkesave të fermerëve italianë, tha të enjten komisionari evropian i Bujqësisë Janusz Wojciechowki.

“Komisioni ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e fermerëve italianë. Ne po punojmë për të siguruar që veprimet tona, duke përfshirë masat mbrojtëse të importit, thjeshtimin dhe zinxhirët e furnizimit të drejtë, të ndjehen fuqishëm dhe të zbatohen me shpejtësi”, tha Wojciechowki pas pjesëmarrjes në asamblenë e shoqatës së fermerëve italianë Coldiretti në Bruksel.

“Përgëzoj punën e fermerëve italianë, ata kombinojnë metodat ekologjike me prodhimin cilësor për të arritur përfitime mjedisore dhe ekonomike dhe për të dhënë një kontribut jetik në sigurinë ushqimore”, shtoi ai.

Fermerët në Itali, si në vendet e tjera evropiane, kanë organizuar protesta me traktorë për politikat kombëtare dhe evropiane bujqësore dhe mjedisore dhe vështirësitë e përgjithshme në këtë sektor. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat