Kremlini do një ambasador amerikan të gatshëm për dialog

Evropë

Kremlini do një ambasador amerikan të gatshëm për dialog

Më: 9 mars 2017 Në ora: 14:38
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini tha se Rusia do të mirëpresë çdo ambasador amerikan, i cili tregon "angazhim të fuqishëm për idenë e themelimit të dialogut" midis Uashingtonit dhe Moskës.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, i bëri këto komente në përgjigje të raporteve se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar nga Jon Huntsman, ish-guvernator i shtetit Utah, të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Moskë.

Huntsman ka qenë ambasador në Kinë në periudhën 2009-2011 dhe ambasador në Singapor më 1992-1993.

Trump ka bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, të cilat janë përkeqësuar pas agresionit të Moskës në Ukrainë, veprimeve të saj në Siri dhe akuzave se hakerët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat