Një tragjedi e vertete ka ndodhur per nje familje britanike e cila kishte zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë vit, por teksa duhet te gezonin e te shijonin. kane humbur djalin 15 vjecar në mënyrë tragjike.
Ata kishin marrë me qira një varkë dhe nje motoskaf në ishullin e vogël të Paxit dhe ishin duke shkuar në portin kryesor të Gaios kur ndodhi tragjedia.
Gjithcka ndodhi kur 15-vjeçari humbi ekuilibrin e tij dhe ra me kokë dhe u plagos rëndë nga helika e motoskafit.
Ai u tërhoq përsëri në bordin e varkës nga familja e tij dhe trupi i tij i mbuluar me gjak u nxor në breg, ku mjekët e deklaruan të vdekur.
Një roje bregdetare konfirmoi se kishte pasur gjithashtu një alarm të kuq kundër udhëtimit midis Korfuzit dhe Paxit.