Lirohet përkohësisht gazetarja britanike-iraniane

Evropë

Lirohet përkohësisht gazetarja britanike-iraniane

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:24
Nazanin Zaghari-Ratcliffe

Gazetarja britanike-iraniane, Nazerene Zagari-Ratcliff, u lirua për tri ditë nga burgu në Iran, bën të ditur BBC.

Ajo u dënua me pesë vjet burgim nën akuzat për spiunazh në vitin 2016.

Ratcliff ka mohuar akuzat ndaj saj. Ajo tani është me familjen e saj, gjithashtu edhe me vajzën e saj katërvjeçare, për të cilën ka thënë se ndihet shumë e emocionuar që e ka takuar.

Bashkëshorti i Nazan, Richard Ratcliff, ka thënë se lirimi i përkohshëm i gruas së tij është “një surprizë e lumtur”.

Nazerene Zagari-Ratcliff është gazetare e Thompson Reuters dhe ishte arrestuar në aeroportin e Teheranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat