Një shtetas rumun, i cili është arrestuar për vrasjen e gazetares bullgar Victoria Marinova, do të lirohet dhe nuk do të ngrihet padi kundër tij, tha kreu i policisë rajonale në qytetin e Ruse, Teodor Atanasov.
"Puna jonë vazhdon. Tani për tani, nuk ka fakte dhe rrethana që ne mund të publikojmë. Një shtetas rumun do të lirohet, "tha Atanasov, raporton Reuters.
Marinova u vra ditë më herët nën rrethana ende misterioze dhe trupi i saj u gjet në një lum.
Sipas mediave bullgare, ajo po merrej me një shkrim hulumtues lidhur me keqpërdorime të fondeve të BE-së.