Udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, më 27 tetor të këtij viti, do të zhvillojnë një samit në Stamboll ku do të diskutohet rreth konfliktit në Siri.
“Në samit do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Idlib të Sirisë dhe për zgjidhjen e përbashkët të konfliktit”, ka thënë zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, shkruan Euronews.