Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen disa shkolla në jug të vendit - Bota Sot
Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen disa shkolla në jug të vendit

Evropë

Moti i keq përfshin Italinë, mbyllen disa shkolla në jug të vendit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 00:03
Itali

Moti i keq ka përfshirë Italinë në Jug dhe në qendër të vendit. Një pjesë e madhe e shkollave në jug qëndrojnë mbyllur dhe gjatë ditës së sotme si masë sigurie. Parashikimet metereologjike flasin për reshje të dendura që do vazhdojnë gjatë gjithë ditës

Shkolla të mbyllura në Peskara dhe të martën si pasojë e reshjeve të dendura që vazhdojnë prej mbrëmjes së të hënës, duke shkaktuar përmbytje sidomos në pjesën jugore të qytetit. Kryebashkiaku i qytetit u shpreh se priortet mbetet siguria e banorëve dhe për këtë arsye janë marrë masa.

Image

Në zonën e Abruzos sipas ekspertëve reshjet për një ditë kanë qenë njësoj si me reshjet e një muaji. Por ekspertët shprehen se pavarësisht kësaj, nuk mund të konsiderohet një fenomen i jashtëzakonshëm.

Dhe në Kampania është vendosur gjendja e alarmit për shkak të reshjeve të dendura, të cilat parashikohen të zgjasin gjatë gjithë ditës. Madje në disa zona mund të ketë dhe stuhi. Në këtë rajon katet e para të pallateve dhe disa dyqane janë përmbytur, ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme.

Në Kapri portet për momentin qëndrojnë mbyllur për shkak të detit të trazuar, erërave me shpejtësi të lartë dhe reshjeve të dendura.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...