Pesë përfitimet nga joga - Bota Sot
Pesë përfitimet nga joga

Life style

Pesë përfitimet nga joga

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Kur nuk ndiheni mirë të lazdroni veten mund t’ju duket diçka e mirë. P.sh të ushqeheni me pica apo hamburger, të bleni një palë kepucë të reja etj… do t’ju bëjnë të ndiheni mirë për 15 minuta.

Mirëpo këto 15 minuta mund t’i shpenzoni më mirë. Duke bërë joga.

Përmirëson fleksibilitetin, forcën dhe qëndrimin

Praktika e përditshme e jogës do të ndihmojë në shtrirjen dhe tonifikimin e muskujve të trupit tuaj. Ajo do të funksionojë në të njëjtën kohë në forcimin e krahëve, këmbëve, supeve dhe muskujve të barkut. Ju nuk duhet të jeni super fleksibël për të praktikuar jogën, bukuria e kësaj praktike është se mund të praktikohet në të gjitha nivelet e aftësisë.

Rritja e energjisë suaj

Vetëm disa minuta joga çdo ditë do të sigurojnë energji shumë të nevojshme dhe do të na mbajnë të freskët për më shumë kohë. Joga, me sinergjinë e saj unike të trupit dhe të punës së frymëmarrjes, është e përsosur kur rezervat tuaja janë duke u ulur. Praktika e përditshme e jogës do të zgjojë qendrat kryesore të energjisë në trupin tonë.

Ulja e stresit

Shumë vende të punës tani ofrojnë seanca joga gjatë drekës sepse është treguar se joga është një stërvitje që ul stresin në mënyrë të mahnitshme. Joga ju qetëson trupin dhe mendjen. Joga gjithashtu zvogëlon ose parandalon pagjumësinë.

Do të jeni më të lumtur

Joga mund t’ju bëjë emoconalisht më të fortë dhe më të lumtur sepse rrit nivelin e serotoninës (hormoni i lumturisë). Vetëm 15 minuta joga në ditë mund të ndryshojë kiminë e trurit dhe të përmirësojë disponimin.

Ju bën më të ndërgjegjshëm

Kur praktikoni joga, ju do të zhvendosni vetëdijen tuaj në ndjesitë, mendimet dhe emocionet që shoqërojnë. Kjo vetëdije do të bëjë mendjen të qëndrojë më e fokusuar.

Rrit jetëgjatësinë

Siç e dini tani, joga e përditshme do t’ju ndihmojë të rrisni nivelin e aktivitetit, rregulloni punën e zemrës, zvogëlon nivelin tuaj të stresit dhe ju bën person më të lumtur. Të gjitha këto elemente mund të shtojnë vite të vlefshme për jetën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...