Kosova niset për Oradea - Bota Sot
Kosova niset për Oradea

Basketboll

Kosova niset për Oradea

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:28
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja  e Kosovës të mërkurën  niset nga Debreceni për në Oradea të Rumanisë, ku të enjten do të përballet me Rumaninë në kuadër Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Basketbollistët tanë prej të shtunës së kaluar janë duke qëndruar në përgatitje të përbashkëta në qytetin hungarez, derisa tashmë skuadra është e kompletuar, por vetëm në mungesë të lojtarit të natyralizuar, amerikanit Malcolm Armstead, i cili është lënduar në fundjavë duke luajtur me ekipin e tij në Superligën e Turqisë, derisa Mikaile Tmusic pritet të bashkohet me ekipin në ndeshjen kundër Maqedonisë më 2 dhjetor në Gjevgjeli.

Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B.

Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t'u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...