Hekurudhat holandeze ofrojnë kompensim për viktimat e Holokaustit

Evropë

Hekurudhat holandeze ofrojnë kompensim për viktimat e Holokaustit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:07
Hekurudhat holandeze

Kompania shtetërore holandeze e hekurudhave NS (Nederlandse Spoorwegen) do ti paguajë kompensime të mbijetuarve dhe të afërmve të personave të transportuar me trenat e saj në kampet naziste të përqendrimit gjatë luftës së dytë botërore. Një prej këtyre njerëzve ishte dhe vetë Ana Frank.

NS fitoi 2,2 milionë paundë më atë llogaritura sot, për dërgimin e 102.000 hebrenjve në të ashtuquajturat “kampe të vdekjes” në të gjithë Evropën. 13 vjet më parë, shefi ekzekutiv i saj Aad Veenman, pati ofruar një apologji të sinqertë, siç tha, por tani rezulton se gjërat nuk do të lihen më kaq.

Vendimi për të paguar kompensime pasoi bisedimet me 82 vjeçarin Salo Muller, ish fizioterapist i klubit të futbollit të Ajaksit, prindërit e të cilit qenë transportuar me tren nga Amsterdami një herë në kampin holandez të tranzitit, Westerbork, e me pas në atë të Auschëitz ku i kanë dërguar në dhomat e gazit.

Muller rrëfen se plani i tij fillestar, i mbështetur nga juristi vendas i të drejtave të njeriut Liesbeth Zegveld, ishte të kalohej në veprime ligjore kundër NS-së, por pas këtij vendimi historik, do të heq dorë për momentin nga ideja.  E kam shpjeguar pa fund se çfarë dhimbje ka akoma mes hebrenjve, tha ai për një radio vendase, duke shtuar: “nuk mund të thuash kanë kaluar 75 vjet, harrojeni tani, sepse për të gjithë njerëzit e prekur, dhimbja mbetet e pranishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat