Ja çfarë mendimi ka për emigrantët pasardhësja e Merkelit, Kramp-Carrenbauer - Bota Sot
Ja çfarë mendimi ka për emigrantët pasardhësja e Merkelit, Kramp-Carrenbauer

Evropë

Ja çfarë mendimi ka për emigrantët pasardhësja e Merkelit, Kramp-Carrenbauer

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Angela Merkel dhe Annegret Kramp-Karrenbauer

Annegret Kramp-Karrenbauer është liderja e re e partisë së njohur gjermane, CDU.

Politikanja e CDU-së e ka fituar pozitën e kryetares në një garë të ngusht në zgjedhjet e djeshme duke zëvëndësuar kryetaren e deritanishme, kancelaren Angela Merkel.

Mediat gjermane kanë përmendur disa veçori të saj si politikane, me të cilat në disa raste ka patur mendim ndryshe nga Merkel.

Kramp-Carrenbauer që deri tani ishte sekretare e përgjithshme e partisë, e ka mbështetur parimisht Merkelin në politikën e saj të migracionit. Por, ajo ka patur disa qëndrime të kundërta në këtë çështje.

“Është në rregull që të hapen dyert për emigrantët. Por, të gjithë ata që kanë bërë vepra penale dhe që kanë të kaluar kriminale, duhet të dënohen, apo dëbohen, dhe rikthimi i tyre në Gjermani mos të lejohet asnjëherë”, kishte thënë Carrenbauer.

E njëjta kishte ngritur zërin në Gjermani edhe ndaj aborteve si dhe ndaj bizneseve që reklamojnë këtë biznes.

Poashtu, Carrenbauer kishte deklaruar se lejimi i martesave mes gjinisë së njëjtë mund t’i hapte derën incestit dhe poligamisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...