Shkatërrohet një rrjet i trafikut të migrantëve

Evropë

Shkatërrohet një rrjet i trafikut të migrantëve

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Garda Civile spanjolle njoftoi sot arrestimit e trurit të një rrjeti trafikantësh të emigrantëve, i organizuar si një agjenci udhëtimi, që do të mundësonte hyrjen në Spanjë, në rrugë detare, të rreth 600 migrantëve marokenë në 2018.

‘’Garda Civile shkatërroi një organizatë kriminale, e cila do të kishte futur në mënyrë të paligjshme këtë vit 600 emigrantë nga Maroku drejt Spanjës’’, bëhet e ditur në një komunikatë.

‘’Hetimi mundësoi identifikimin e krerëve të organizatës dhe mendohet të jenë shtatë persona’’, raportuan forcat e rendit./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat