Më 29 dhjetor të vitit 2013, Michael Schumacher po skijonte në Alpet franceze.
Shoferi legjendar i Formua 1, pësoi një aksident. Lajmi që Schumacher ishte lënduar tashmë ishte publikuar në gjitha mediet, dhe informacioni i parë tregonte për një lëndim të lehtë, por që për fat të keq ishte i gabuar.
Menjëherë pas aksidentit, Schumacher u bë lajmi kryesor në të gjitha mediet, dhe mbështetësit e tij po pritnin me shumë ankth informacionet rreth gjendjes së tij.
Lajmet nuk ishin të mira. Nga Spitali Universitar në Grenoble, konfirmuar se Schumacher ishte në koma, gjaku i kishte rrjedhur në tru dhe gjendja ishte kritike.
Informacionet e vetme zyrtare rreth gjendjes së tij, kanë ardhur pak kohë pas aksidentit, ku pas dy operacioneve të komplikuara, mjekët kishin arritur t’i shpëtonin jetën.
“Trauma e kokës është shumë serioze. Ne nuk jemi të sigurt se çfarë do të bëjmë me të. Situata është kritike dhe shumë serioze”, thanë mjekët.
Në qershor të vitit 2014, Schumacher u largua nga Grenoble, dhe u zhvendos në Spitalin Universitar në Laussane të Zvicrës. Pak muaj më vonë, ai u zhvendos në shtëpinë e tij në Gland, po ashtu në Zvicër, për t’iu përshtatur një shërimi më të lehtë.
Që nga ajo kohë, kampioni i shtatëfisht në Formula 1, po vazhdon shërimin, me pak informacione për publikun rreth shëndetit të tij.