I bëri dhuratë makinën e trofeun, engjëlli mbrojtës i Hamilton ndërron jetë - Bota Sot
I bëri dhuratë makinën e trofeun, engjëlli mbrojtës i Hamilton ndërron jetë

Formula 1

I bëri dhuratë makinën e trofeun, engjëlli mbrojtës i Hamilton ndërron jetë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:24
Harry Shaw, me prinderit

Harry Shaw, djaloshi 5-vjeçar anglez, tifoz i Lewis Hamilton, nuk ia doli dot mbanë. I sëmurë, por i apasionuar pas garave të Formula 1, ai ndërroi jetë sot në Redhill të Britanisë së Madhe. Një lajm që ka trondituar shumë edhe 5 herë kampionin e botës.

Ai i kishte dërguar një video-mesazh pilotit para garës së Katalonjës. Lewis e ka publikuar në profilin e tij në Instagram dhe, siç ka bërë të ditur "Daily Mail", në fund të garës ka shpjeguar si fjalët e fëmijës e kanë shtyrë të siguronte fitoren.

"Më erdhi një mesazh shumë i bukur nga një fëmijë që quhet Harry, është bërë engjëlli im mbrojtës. Sot në mëngjes ndihesha i humbur, më pas kam parë këtë mesazh dhe kam thënë 'mendoj unë për gjithçka, Harry'. Dua t'i dedikoj fitoren dhe do të kërkojmë të bëjmë diçka për të".  

Hamilton e mbajti fjalën dhe i dërgoi djaloshit një kopje të makinës së tij Mercedes dhe trofeun e fituar në garën e Çmimit të Madh të Spanjës. 

Harry Shaw ishte diagnostikuar me sindromën Ewing një vit më parë, një lloj i rrallë tumori në kocka. Para garës së Spanjës, nga spitali ku dhe ishte shtruar, djaloshti i pat dërguar një video-mesazh Hamilton, duke i treguar dashurinë dhe duke e mbështetur në fitore.

Për Lewis, ai djalosh tashmë është një kujtim i trishtë, pasi nuk jeton më. Hamilton pranon se ka humbur një mik. “Faleminderit që ke qenë një dritë për të gjithë ne. Ishe shumë kurajoz dhe do të na mungosh. Faleminderit miku im për frymëzimin”, shkruan Hamilton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...