Përfundon në spital

Formula 1

Përfundon në spital

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:42
Përfundon në spital

Sesioni i parë i provave të lira i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP ka regjistruar një aksident të rëndë. Piloti spanjoll Jorge Lorenzo me Honda është rrëzuar në kthesën nr.7, duke vënë në dyshim praninë e tij në garën që zhvillohet ditën e diel.

Piloti ka pësuar disa dëmtime në trup dhe pas një kontrolli paraprak në qendrën mjekësore që ndodhet në pistën e Assen është transportuar në spital. Nuk dihet ende nëse ish-kampioni i botës në Moto GP me Yamaha do të jetë i pranishëm në provat zyrtare dhe garë.

Spanjolli ka dhimbje në qafë, në shpinë dhe mbi të gjitha në kraharor. Për këtë arsye u vendos që të shkojë në spital, për të një kontroll më të detajuar. Lorenzo, në sezonin e pare me Honda, ende nuk ka arritur të ketë një marrëdhënie të mirë me motorin japonez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat