Verstappen niset i pari në Hungari

Formula 1

Verstappen niset i pari në Hungari

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 22:15
Max Verstappen i Red Bullit

Max Verstappen i Red Bullit do të niset i pari në çmimin e madh të Hungarisë në Formula 1.

Për holandezin Verstappen, ky është “pole position” i parë në karrierën e tij, pasi provat zyrtare i mbylli me kohën më të shpejtë prej 1 minute, 14 sekonda e 57 të qindtat ,572 që është edhe rekordi i kësaj piste.

Valtteri Bottas do të niset i dyti, kurse Lewis Hamilton, po ashtu i Mercedesit do të fillojë garën i treti. Pilotët e Ferrarit Leclerc e Vettel, kanë zënë pozitat 4 dhe 5.

Britaniku Hamilton, i prin bindshëm ranglistës me 41 pikë më shumë se kolegu i tij, finlandezi Bottas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat