Hamilton fiton në Rusi

Formula 1

Hamilton fiton në Rusi

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:07
Hamilton fiton në Rusi

Lewis Hamilton u shpall fitues në Çmimin e Madh të Rusisë të kësaj jave në Formula 1, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Walter Bottas, dhe pilotin e Ferrarit që u nis nga “pole-position” ditën e sotme, Çarls Leklerk.

Starti i garës në fakt ishte mjaft i mirë për Ferrarin, që pa Vettelin të dalë nga vendi i dytë në kryesim, e pas gjermanit Leklerk. Por, gara u vendos në xhiron e 28-të, ku sapo doli nga bokset, Sebastian Vettel u detyrua të braktisë garën për një problem në motor.

Hamilton i mori vendin e parë Leklerkut, me këtë të fundit që bëri dy pit-stop, dhe deri në fund, britaniku nuk e pati të vështirë që të menaxhojë garën. Më tej, në vendin e katërt e mbylli Verstapen, e më poshtë Albon e Sainz.

Tashmë, Hamilton kryeson tabelën e klasifikimit ne 296 pikë në total, ndërsa i dyte Bottas me 231 pikë. Ndjek Leklerk me 200 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat