Mercedes dominon provat e lira në Suzuka

Formula 1

Mercedes dominon provat e lira në Suzuka

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:01
Mercedes dominon provat e lira në Suzuka

Janë zhvilluar edhe dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Suzukës në Japoni, të cilat janë dominuar nga pilotët e Mercedes, me Valteri Bottas që vendosi kohën më të mirë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton.

Vendi i tretë shkoi për pilotin e Red Bull, Max Verstappen. 

Makinat Ferrari duhet të kënaqen vetëm me kohën e katërt dhe të pestë më të mirë, të vendosura përkatësisht nga Leclerc dhe Vettel.

Ndërkohë, sesioni i tretë i provave të lira nuk do të zhvillohet fare, ndërsa është vendosur që gjatë ditës së shtunë pista e Suzukës të jetë e mbyllur dhe provat zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditje ne garës, të zhvillohen të dielën në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat