"2019-ta vit i humbur, po punojmë që tani për sezonin tjetër" - Bota Sot
"2019-ta vit i humbur, po punojmë që tani për sezonin tjetër"

Formula 1

"2019-ta vit i humbur, po punojmë që tani për sezonin tjetër"

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:17
Moto GP

Sezoni 2019 ishte një tjetër vit zhgënjyes për piloti italian të Yamaha, Valentino Rossi. Legjenda e Moto GP, pas një starti inkurajues të kampionatit shpejt nisi të ketë probleme, që e çuan në krizë. Një tjetër sezon për t’u harruar ky për Valentino Rossi, që shpreh keqardhje.

“Një vit i humbur, një vit punë që shkoi dëm. Nuk jemi aspak të kënaqur me rezultatet e arritura, pasi synonim më shumë. Gjithsesi, të marin nga ky vit gjërat më të mira për të ardhmen”, tha Rossi.

41-vjeçari, më tej pranoi se ka nisur puna për 2020-n, me shpresën që Yamaha të jetë më kompetitive: “Duke nisur nga gara e ardhshme në Motegi do të provojmë disa gjëra të reja, për sezonin tjetër. Kanë mbetur edhe 3 gara ku do të testojmë shumë modifikime, për të parë nëse jemi në rrugën e duhur apo jo”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat