Më në fund gruaja e Schumacherit, Corinna shpjegon pse nuk tregohet gjendja e Michaelit

Formula 1

Më në fund gruaja e Schumacherit, Corinna shpjegon pse nuk tregohet gjendja e Michaelit

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 06:51
Michael Schumacher

Gjendja e pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher vazhdon të mbetet një mister i madh. Ende askush nuk ka mundur të kuptojë saktë situatën në të cilën gjendet piloti i mirënjohur.

Dhe për këtë situatë ka vendosur të flas gruaja e Michaelit, Corinna.

"Unë e di se Schumacher është keq dhe nuk e di çfarë përparimi po bën. Për fat të keq, gruaja e tij Corinna më ka ndaluar të shoh atë”, ka thënë menaxheri i Michaelit, Wili Weber.

Kjo deklaratë e ka shtyrë gruan e pilotit gjerman të flasë.

"Michael është në nën përkujdesje shumë të mirë dhe ne po bëjmë gjithçka që po mundemi për ta ndihmuar atë. Ne po përpiqemi të përmbushim dëshirën e Michael për të mbajtur sekret shëndetin e tij. Tema është e ndjeshme, kështu që kuptoni pse e duam atë jashtë gjerave publike", tha gruaja e Shumi.

Kampioni i shtatë herë në Formula 1 pësoi një aksident gjatë skijimit në Alpet Franceze në fund të vitit 2013 dhe pësoi lëndime serioze në kokë.

Nga atëherë askush nuk e di saktë se [farë po ndodh me Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat