Gati shkëmbimi i garave me një tjetër pistë - Bota Sot
Gati shkëmbimi i garave me një tjetër pistë

Formula 1

Gati shkëmbimi i garave me një tjetër pistë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 12:42
Gati shkëmbimi i garave me një tjetër pistë

Gara e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, e planifikuar më 19 prill të këtij viti, mund të zhvillohet më 27 shtator (pas garës së Singaporit).

Organizatorët e garës kineze, që zhvillohet në Shanghai, kanë nisur bisedimet me organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Rusisë, që zhvillohet në Sochi, për të shkëmbyer datat e zhvillimit të garave.

Kjo ide për të shkëmbyer data është hedhur sot dhe pritet të konkretizohet ditët në vijim. Ajo vjen për shkak të coronavirusit që ka “pushtuar” Kinën, duke e vënë në dyshim garën në shtetin aziatik.

Edhe Liberty Media, kompania që zotëron aksionet e Formula 1, është dakord me këtë shkëmbim datash mes Kinës dhe Rusisë dhe ka nisur të ndërmjetësojë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat