Wolff flet për të ardhmen e Hamiltonit

Formula 1

Wolff flet për të ardhmen e Hamiltonit

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 18:56
Wolff flet për të ardhmen e Hamiltonit

Toto Wolff, shefi i Mercedes, ka reaguar sot në lidhje me të ardhmen e Lewis Hamilton. Kontrata e britanikut me makinën gjermane skadon në fund të këtij sezoni dhe Hamilton është i pavendosur për të ardhmen. Ndërkohë që, kohët e fundit janë shtuar zërat për një transferim të tij te Ferrari.

“Ne duam të kemi në ekip pilotin më të shpejtë. Gjithashtu, Hamilton kërkon të pilotojë makinën më të shpejtë. Ndaj, për momentin ne jemi çifti më i lumtur në Formula 1 dhe ekziston dëshira që të kompletojmë gjithnjë njëri-tjetrin”, u shpreh Wolff.

Hamilton fitoi 5 tituj kampioni me Mercedes.

“Kemi biseduar për herë të fundit për kontratën në Krishtlindje. Do të bisedojmë kur të nisim testet dimërore. Udhëtojmë 10 muaj të vitit, ndaj ky është momenti i pushimeve. Besoj se do të kemi gjithnjë pilotët  më të mirë”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat