Këshilla e çmendur për shoferin e Formula 1 - Bota Sot
Këshilla e çmendur për shoferin e Formula 1

Formula 1

Këshilla e çmendur për shoferin e Formula 1

Më: 24 mars 2020 Në ora: 16:04
Këshilla e çmendur për shoferin e Formula 1

Deri më tani, kemi dëgjuar të gjitha llojet e këshillave për ta mbrojtur veten nga koronavirusi.

Duke filluar prej izolimit, karantinës, larjes së duarve, veshjes së maskës dhe dorëzave, të gjitha këto masa janë vënë kundër pandemisë së koronaviruist.

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë. Ka dhe nga ata që i këshillojnë miqtë e tyre që të infektohen me COVID-19.

.ëhet fjalë për Helmut Marko, pjesëtar i skuaderisë së Red Bull, i cili i ka dhënë atij disa këshilla të pazakonta, shoferit Max Verstappen.

“Kjo është koha e përsosur për t’u infektuar, Verstappen. Kam folur me të dhe i kam thënë se më mirë duhet të infektohet pasi është i ri dhe nuk ka rrezik. Kësisoj ai mund të përqëndrohet vetëm në profesionin e tij”, u shpreh Helmut Marko.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat