Përgatitet për rikthimin

Formula 1

Përgatitet për rikthimin

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:13
Përgatitet për rikthimin

Moto GP bën provat gjenerale në prag të fillimit të sezonit.

Në pistën e Misano, në Itali, kanë nisur sot kolaudimet e fundit motorët Ducati, Aprilia, KTM dhe Suzuki. Disa nga motorët do të zbresin në pistë me pilotët e tyre titullarë, disa me ata rezervë.

Teste që konsiderohen të rëndësishme për skuadrat, që synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në pistë edhe pse mungojnë motorët Honda e Yamaha. Sezoni 2020, i shtyrë për shkak të koronavirus, do të nisë më 19 korrik në pistën spanjolle të Jerez.

Të gjithë pilotët e mekanikët do të testojnë edhe masat e sigurisë të përgatitura për shkak të Covid-19. Mësohet se në rregullat e reja të miratuara për shkak të koronavirus çdo skuadër e Moto GP do të ketë maksimumi 45 persona.

Testet, ashtu sikurse edhe garat e Moto GP, do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat