Bottas dhe Hamilton startojnë nga dy pozitat e para në garën e Grand Prix Britania - Bota Sot
Bottas dhe Hamilton startojnë nga dy pozitat e para në garën e Grand Prix Britania

Formula 1

Bottas dhe Hamilton startojnë nga dy pozitat e para në garën e Grand Prix Britania

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Kanë përfunduar kualifikueset e Grand Prix Britania.

Në garën e 70 vjetorit të pistës së Silverstone, Valtteri Bottas do të niset në ‘pole-position’.

Piloti finlandez i Mercedes ishte më i shpejti në garat kualifikuese në Britani, duke lënë prapa edhe shokun e tij të skuadrës.

Lewis Hamilton ka parë veten pas Valtteri Bottas dhe kështu në garën e nesërme do të niset nga pozita e dytë.

Kurse, befasia e këndshme e kësaj gare ishte Hulk Hulkenberg i Racing, i cili nesër niset nga pozita e tretë.

Më poshtë mund ta shihni renditjen e top 10-ës.

Bottas

Hamilton

Hulkenberg

Verstappen

Ricciardo

Stroll

Gasly

Leclerc

Albon

Norris

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat